E trishtë, 22-vjeçari ishte duke i treguar të dashurës shtëpinë, shembet dyshemeja dhe vdes

Matteo Battaglia, 22-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga gati 4 metra lartësi teksa ishte duke parë një ambjent biznesi me qera, bashke me të fejuarën në Siçili. Tmerri ndodhi kur fatkeqi Battaglia dhe e fejuara e tij po shikonin ambjentet që donin të merrnin me qera me përfaqësuesit imobiliarë në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë.

Advertisements

Por teksa ishin brenda, dyshemeja e papafingos u shemb duke rrëzuar të riun një kat më poshtë, çka rezultoi fatale. Matteo pësoi plagë të rënda pasi ra me kokë në incidentin horror të 8 tetorit. Një ambulancë e dërgoi atë me urgjencë në spitalin e Comiso në qytezën Vittoria.

Ai u transferua më tej në spitalin e Katanias ku qëndroi për dy ditë në gjendje kome, por mjekët nuk mund t’i shpëtonin dot jetën e tij dhe u shpall i vdekur më 10 tetor.

Advertisements

Matteo raportohet se ishte një tifoz i skuadrës AC Milan. Ai punonte në një dyqan shitjeje makinash dhe kërkonte të nxite biznesin e tij. E fejuara e tij Ery Colombo tregonte në rrjetet sociale se i riu kishte humbur nënën e tij 12 vjet më parë, ndërsa shkruante: “Më merr malli për ty i dashur.” Ambjentet ku ndodhi aksidenti tragjik janë mbyllur nga autoritetet të cilat kanë nisur një hetim për të zbuluar përgjegjësitë.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Artikulli tjetërBuzëqeshje, festë dhe këngë! Çunat e kombëtares këndojnë me tifozët: O sa mirë me qenë shqiptar