E rëndë/ Humb jetën në spital foshnja 8 muajshe, prindërit akuza për neglizhencë

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në një spital në Tiranë, pas shtrimit të një foshnje që kishte një problem në zemër.

Advertisements

Raportohet se bëhet fjalë për një foshnjë 8 muajshe nga fshati Grudë e Shkodrës, e cila ka humbur jetën në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, ndërkohë prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë.

Advertisements

Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Prokuroria ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit./

Artikulli paraprakKlodiana Lala zbardh detaje të reja, ja pse bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka u paraqit në SPAK
Artikulli tjetër“Veprove me Kiarën si Albano me Beatrixën”, Arbana Osmani i kthehet si asnjëherë ndjekëses