Detaje të rënda/ Vdiq pasi e zuri poshtë ashensori, 58-vjeçari punonte në të zezë

Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 58-vjeçar ndërroi jetë pas rrëzimit të një ashensori në nëj pallat në ish-zonë ne Aviacionit.

Advertisements

Mësohet se palati ku ka ndodhur ngjarja ishte në ndërtim e sipër, teksa 58-vjeçarti punonte aty në të zezë dhe ishte i padeklaruar.

Ndërkohë, familjarët kishin denoncuar mbrëmjen e djeshme se 58-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi pas pune.

Advertisements

Ashensori përdorej nga punëtorët për transportin e materialeve, teksa dyshohet se për shkak të një defekti ka rënë nga kati i parë në -1, duke zënë poshtë punëtorin.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, teksa po merr në pyetje dhe punëtorë të pallatit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Artikulli paraprakBasha: Shqipëria vendi më i korruptuar dhe i varfër i rajonit, prioritet…
Artikulli tjetërVajza në Vlorë humb kontrollin e makinës, përplas 6 makina të parkuara