Lefter Koka u dënua sot me 5.8 muaj burg për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa pak ditë më parë u dënua me 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit, në rolin e tij si ish-ministër i Mjedisit.
Advertisements
Por gazetari Klodian Tomorri, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Koka nuk duhej të ishte i dënuari kryesor, por në vend të tij duhet të ishte, Engjëll Agaçi, sekretar i Përgjithshëm i kryeministrisë.
“Inceneratori i Fierit dhe Elbasanit nuk kanë qenë asnjëherë koncesion, por kanë qenë PPP. Kjo e fundit është kur privati e ndërton me lekët e tij dhe shteti e paguan, e shlyen me këste. Kurse koncesioni kur ti merr të drejtën e një pasurie. Inceneratori i Tiranës është koncesion. Ai ndërton inceneratorin me paratë e veta, më pas publiku, bashkia i paguajnë për 30 vite sasinë e mbetjeve që depozitohen me tarifën 29 euro për ton.
Advertisements
Ndërsa po të ishte për çështje paligjshmërie, nuk duhet të ishte Lefter Koka i dënuari kryesor, por të tjerë, sepse personi zyrtar që ka detyrimin për të verifikuar ligjshmërinë e akteve është sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit, që verifikon përputhshmërinë ligjore të akteve që kalojnë në qeveri.
Duket se këtu po kërkohet një peshk i madh dhe copëzimi i dosjeve shkon në këtë skenar për të shpallur Lefter Kokën si kreun e aferës së inceneratorëve, por të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se inceneratorët nuk ishin biznesi i Lefter Kokës. Sigurisht ish-ministri i Mjedisit ka përgjegjësitë e veta”-tha Tomorri.