Shtrenjtimi i çmimeve te produkteve të shportës ushqimore po ulin konsumin e qytetarëve. “Për çmimet mos pyet, janë të papërballueshme, janë shumë të shtrenjta. Shmangim disa blerje.
Advertisements
Mishi dhe produktet e tjera janë shumë të shtrenjta”, tha dje një qytetar për një media vendase. Nga janari deri në gusht të këtij viti produktet e bulmetit (djathë, qumësht, gjalpë) dhe vezët janë shtrenjtuar me 17.7% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa çmimet e perimeve janë rritur me rreth 16%, ndjekur nga mishi që kushton 11.9% më shumë, për të vijuar me bukën dhe drithërat që në raport me vitin e kaluar janë shtrenjtuar me 6.9%.
“Jashtëzakonisht të larta, nuk jetohet as një javë. Unë jam 76 vjeç marr gjithë ato ilaçe, dhe pensioni nuk të mjafton nuk del as për buke. Na thahet fyti për një frute. Po llogarisim gjithçka”, tha ai. Edhe pse në treg ende ka prodhim vendi, çmimet janë tepër të larta. Këtë të hënë domatet, specat, kungujt dhe trangujt kushtonin 100 deri në 120 lekë kilogrami. Çmimi i patates asnjëherë nuk ka zbritur poshtë vlerës 80 lekë/kg, kurse bishtaja dhe bamjet kushtojnë nga 200-300 lekë/kg. Pavarësisht se janë produktet të domosdoshme për tavolinën e çdo familje, qytetarët thonë se kanë ulur konsumin.
Advertisements
“Gjërat e zakonshme që i merrnim me tepricë, nuk i marrim më. Marrim vetëm nga dy ose tre kokrra. Tani kur kemi nevojë do të na ndihmojnë edhe të afërmit do ndihmojmë njëri-tjetrin. Edhe frutat kushtojnë më shumë. 1 kilogramë rrush këtë vit nuk është tregtuar asnjëherë më pak se 200 lekë, po aq është edhe çmimi i dardhës apo i nektarinës”, tha ai. Reduktimi i konsumit konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT, ku për tremujorin e dytë konsumi i popullatës është rritur me vetëm 0.61% krahasuar me fillimin e këtij viti.