“Çmendet” moti, i nxehti afrikan “pushton” Europën në mes të vjeshtës

I nxehti ka prekur sërish të gjithë Evropën. Në Spanjë, temperaturat 10 gradë mbi normalen janë të pazakonta këtë fillim tetori. Në Galicinë veriore, ku temperaturat janë zakonisht më të ftohta, vendasit mbushën plazhet.

Advertisements

Agjencia spanjolle e motit AEMET pret që vapa e pazakontë të zgjasë deri të martën ku disa pjesë të vendit janë nën rrezik të lartë zjarri.

Temperaturat midis 34 dhe 37 gradë Celsius janë regjistruar në Kordoba dhe Sevilje. Nxehtësia po i atribuohet një sistemi me presion të lartë që shoqërohet me temperatura të larta që vjen kryesisht nga Afrika drejt Gadishullit Iberik.

Advertisements

I nxehti ka prekur edhe disa rajone të Portugalisë. Temperaturat pritet të jenë pesë deri në tetë gradë më të nxehta se mesatarja, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën. Franca gjithashtu ka regjistruar vlera termike mbi 33 gradë Celsius në pjesën jugore të vendit.

Artikulli paraprak“Po e kapa ja qis sytë”, sherr në emision mes burrit dhe gruas
Artikulli tjetërParashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim