Çfarë do të ndodhë më 21 tetor? Baton Haxhiu bën deklaratën e fortë: Kurti përgatiti sot opinionin publik

Analisti Baton Haxhiu ka folur sonte në “Opinion” sa i takon deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas samitit të Berlinit në kryeqytet.

Advertisements

Sipas Haxhiut, data 21 Tetor është shumë e rëndësishme për Prishtinën dhe Beogradin pasi vendet e QUINT-it do të dërgojnë delegacionet e tyre për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy shteteve me parimin “Merre ose lëre”. Kjo sipas Haxhiut është dhe arsyeja që e bëri Kurtin të shprehte këtë të Hënë publikisht qëndrimin e tij pro firmosjes së marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit.

Baton Haxhiu: Ka dy ose tre deklarata të Kurtit në konferencën për shtyp, duke e ditur se data 21 është limiti ku ai duhet të thotë ‘Po-në’ e tij për arsye se me 21 grupi i QUINT-it vjen me parimet të cilat i ofrohen në Prishtinë zotit Kurti e në Beograd zotit Vuçiç, në të njëjtën ditë. Dhe aty pastaj mere ose lëre, do të jetë dhe ajo se kush e si…

Advertisements

-Si Von der Leyen, si Scholz e kanë dënuar sulmin në Kosovë.

Baton Haxhiu: E para e punës, kësaj i ka prirë SHBA sepse trupat amerikane janë të parat që janë ballafaquar me agresorin.

-Si ishte kjo, me 21 do ketë një takim në Kosovë the?

Baton Haxhiu: QUINT-i do të ketë takimin i cili vendos parimet ‘Merre ose lëre’. Prandaj zoti Kurti sot për ta përgatitur opinionin tha unë jam gati për ta nënshkruar.

Artikulli paraprak‘Tërmet’ në valutë, ja me sa do të këmbehen ditën e sotme monedhat e huaja në vendin tonë (Tabela)
Artikulli tjetërSulmi terrorist me dy të vdekur në Belgjikë, vjen reagimi i menjëhershëm i Stoltenberg