Bëhuni gati! Shi dhe shtrëngata në vend

Sot priten reshje mesatare në qarqet Dibër, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata.

Advertisements

Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë priten reshje lokalisht intensive. Ndërsa në qarqet e tjera reshjet priten të jenë të dobëta.

Sa i përket temperaturave ato do të jenë relativisht te mira duke shkuar në 18 °C në zonat e ulëta.

Advertisements

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C

në vendet e ulëta: 14 / 18 °C

në vendet malore: 7 / 13 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Artikulli paraprak‘Poet i Ballkanit dhe Rapsod i Evropës’! Macron dekoron Kadarenë!
Artikulli tjetër“Blerje dhe shpenzime të mëdha”, parashikimi i yjeve për ju