Balet dhe pikturë, pritja e pazakontë e Edi Ramës për liderët europianë

Ndërsa sytë e gjithë Europës sot janë drejt Tiranës, Edi Rama ka zgjedhur të presë në një mënyrë të pazakontë liderët europianë në ambientet e Kryeministrisë.

Advertisements

Pas pritjes në tapetin e kuq, të gjithë u zhvendosën brenda kryeministrisë ku midis gjithë liderëve po luhej një skenë baleti nga dy artistë. Kjo shfaqje u pasua me zbulimin e një pikture të një artisti të njohur italian, për Evropën.

Me “valle” dhe piktura i ka pritur Kryeministri Edi Rama, liderët e shfaqjes në Samitin e Procesit të Berlinit. Të vendosur në rreth, ata kanë shijuar një performancë baleti dhe më pas, Kryeministri u ka treguar një tjetër ambient me piktura.

Advertisements

Më pas, krah për krah me Scholz dhe i ndjekur nga Kurti me Abazoviçin, ata janë nisur drejt ambientit të piramidës, e cila e restauruar, do jetë vendi i zgjedhur për këtë ngjarje.

Artikulli paraprakMitsotakis “kërcënon” nga Tirana: Shpresoj ta zgjidhim miqësisht çështjen “Beleri”
Artikulli tjetërMeteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim: Nga dita e mërkurë…