Avokatja Mirela Biba tha se mjeku anestezist Roland Xhaxho, i cili akuzohet për mjekim të pakujdesshëm të 3-vjeçarit i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë, mund të marrë edhe vetëm një gjobë.
Advertisements
Siç tregoi ajo, është një ndryshim në nenin 96 të Kodit Penal që përcakton ndryshimin mes një kundërvajtje penale dhe një vepre penale.
Diferencën mes të dyjave e shpjegoi për “Good morning Albanians” në Euronews Albania, avokatja.
Advertisements
“Diferenca mes kundërvajtjes penale dhe veprës penale është marzhi i dënimit, ku kundërvajtjet penale dënohen edhe me gjobë, por jo më shumë se 5 vite burg. Në momentin që bëhet fjalë për më shumë se 5 vite burg, duke përjashtuar dhe mundësinë e gjobitjes, normalisht që konsiderohet vepër penale,” – u shpreh Biba.