Artan Hoxha zbulon me detaje se çfarë ndodhi tre ditë para sulmit në veri të Kosovës: Serbia po bën fushatë terrori në Luginën e Preshevës

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, tha se ndërkohë që fokusi është te ngjarjet dramatike atje, janë harruar zhvillimet në Luginën e Preshevës, ku sipas tij po ndodh një fushatë terrori dhe çregjistrimi i shqiptarëve.

Advertisements

“Duke u përqendruar me zhvillimet në zonën e Rashkës dhe kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, kemi harruar zhvillimet me Luginën e Preshevës. Miqtë që kam atje më kanë thënë se tre ditë përpara sulmit në Bajnskë kishte patur lëvizje të dukshme të ushtrisë serbe në Luginë dhe kanë qenë haptazi, edhe me xhandarmëri ku është komuniteti shqiptar. Ky është një mesazh shumë i fortë, një mesazh kërcënimi dhe frike në zonën e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Deputeti shqiptar Shaip Kamberi e ka ngritur zërin në Parlamentin e Serbisë, por është i vetëm atje.

Ndërkohë me Kosovën që e ka armikun te porta, me Shqipërinë që flet sikur është Zvicra, ne, dashje pa dashje, kemi harruar pjesën tjetër të kombit, që është nën terrorin serb. Ne duhet ta ngremë në këtë moment se çfarë ndodh atje, se po i fshijnë nga adresat. A kemi ne një plan se çfarë duhet të bëjmë ne, si duhet t’i marrim në mbrojtje ata shqiptarë që ndodhen brenda Republikës së Serbisë?”-u shpreh Hoxha në TPZ.

Advertisements

Artikulli paraprakPolicia “bën namin”, mbi 12 mijë gjoba në një javë
Artikulli tjetërAnëtarë të qeverisë janë shpallur non-grata, Çollaku: Pse hesht maxhoranca?