Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken pritet të vizitojë Izraelim në shenjë solidariteti me vendin.
Advertisements
BBC shkruan se Blinken do të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas ditën e premte, 13 tetor.
Lajmi është konfirmuar nga Hussein Al-Sheikh, sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Advertisements
Udhëheqja politike palestineze është thellësisht e ndarë midis partisë Fatah të Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor dhe kundërshtarëve të saj militantë islamikë Hamas që kontrollojnë Rripin e Gazës.
Izraeli formoi një kabinet të kohës së luftës duke përfshirë figurën e opozitës Benny Gantz për të drejtuar luftën kundër Hamasit.
Ministri i mbrojtjes Yoav Gallant është zotuar se do ta “fshijë nga faqja e dheut atë që sot quhet Hamas”.
Izraeli ka mbledhur 300,000 rezervistë pranë kufirit të Gazës për një pushtim të mundshëm tokësor.
SHBA është në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për lejimin e ndihmës në Gaza dhe sigurimin e kalimit të sigurt nga territori për disa banorë.