Akuzohet se vrau 3-vjeçarin me anestezi, mjekut i vjedhin 50 milionë lekë

Vdekja e 3 vjeçarin Braian Spahiu pak ditë më parë në Tiranë, në klinikën e mjekut Roland Xhaxho, bëri që Prokuroria e Tiranës të hapë hetimet. Por, mediat kanë zbuluar një rast të mëparshëm, që tregon se mjeku Roland Xhaxho ka qenë edhe më parë në dyert e akuzës.

Advertisements

Bëhet fjalë për një rast të vjedhjes së shtëpisë së çiftit Xhaxho, nga pastruesja që ata kishin punësuar për t’u kujdesur për një familjare të moshuar dhe për të pastruar, një herë në javë.

Portali “WebLajm” ka publikuar një dokument që tregon se bashkëshortja dhe mjeku Roland Xhaxho kanë kallëzuar pastruesen e tyre me iniciale A.XH për grabitjen e rreth 50 milionë lekëve. Paratë kanë qenë shumica në valutë, 45.900 euro dhe 280.000 lekë (të reja).

Advertisements

Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxho dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë kostatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjehrra e doktorit) kishte ndërruar jetë.

Pastruesja e cila është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaho, por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij doktoreshës Ina Xhaxho.

Pas denoncimit të familjes Xhaxho, Policia dhe Prokuroria kanë hetuar ngjarjen dhe është bërë i mundur dënimi i pastrueses me 2 vite e 8 muaj burg.

Artikulli paraprakPritet përkeqësim i motit në bregdet, ja çfarë pritet të ndodhë nga dita e nesërme
Artikulli tjetërLajm i mirë për shoferët, AMF zbulon sa do paguani për siguracionin e automjetit