“Vdes” Ministria e Arsimit: Instagrami bën shënimin e çuditshëm

Të rroni vetë! Ministria e Arsimit në Shqipëri ka vdekur. Të paktën kështu është shpallur në profilin zyrtar të këtij institucioni në Instagram.

Advertisements

Faqja e “Ministrisë së Arsimit” është regjistruar me opsionin “Remembering” që i referohet një llogarie përkujtimore të dikujt që ka vdekur.

Kjo është faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, e ndjekur nga 12 mijë persona dhe gjithashtu është Verified.

Advertisements

Kujtojmë që gjatë këtij muaji pati ndryshime në Ministrinë e Arsimit, pas lëvizjeve të fundit në qeverinë “Rama 3”.

Kështu, Ogerta Manastriliu zëvendësoi Evis Kushin në postin e ministres.

Ndërkohë, Universiteti i Tiranës është renditur i parafundit mes universiteve më të mira të Europës Jugore. Ndërsa të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Artikulli paraprakÇahet tubi i gazit në një karburant, evakuohen banorët, detajet e para
Artikulli tjetërU copëtua nga makineria grirëse e mishit teksa po e pastronte, del fotoja e 50-vjeçares shqiptare që vdiq në Greqi