Albert Halilaj: Falenderoj të gjithë qytetarët e Kukësit për besimin që më kanë dhënë, për këtë përgjegjësi të madhe. U premtoj se do të jem i thjeshtë dhe do u vij në ndihmë të gjithë qytetarëve, lidhur me infrastrukturën, papunësinë, zhvillimin ekonomik, dhe promovimin e turizmit.
Advertisements
E njoh shumë mirë administratën, jam pranë çdo halli të qytetarëve. Për kundërshtarin tim kam vetëm një koment pozitiv, është e vetmja fushatë në Kukës që gjatë 30 viteve që nuk ka pas asnjë incident. Qytetarët e Kukësit treguan vlera e mirësjellje. Ju kam premtuar qytetarëve, për uljen e papunësisë, turizmin dhe zhvillimin ekonomik. Politika duhet të kthejë sytë nga hallet e qytetarëve, nga njerëzit në nevojë. Falenderoj Ramën që më ka dhënë garancinë se do të jetë prezentë së bashku me qeverinë në katër vitet në vazhdim në Kukës.