Afrim Bunjakut polici që u vra në Veri të Serbisë mëngjesin e 24 shtatorit, para 10 vitesh i kishte vdekur dhe djali.
Advertisements
Vetë Bunjaku në një intervistë që ka dhënë para disa kohësh për mediat, bëri me dije se djali i tij në moshën 17-vjeçare, humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Asokohe ai tregoi dhe mënyrën se si mori vesh lajmin e trishtë.
Advertisements
“Data 10 shtator isha në punë kur mora vesh që djali im Fatlmumi 17-vjeç është aksidentuar. Më thanë që është gjallë dhe është nisur drejt spitalit. Kur arrita afër spitalit pashë që djalI im kishte ndërruar jetë”-kishte thënë Bunjaku.
Bunjaku humbi jetën si pasojë e plumbave të marrë nga sulmet terroriste në Veri të Kosovës. Si pasojë u plagosën dhe dy policë të tjerë ndërsa u vranë dhe dy sulmues.