U vra me breshëri plumbash, Dervishi baba i dy fëmijëve, plani i tij për të ardhmen

Detaje të tjera kanë dalë për Fatjon Dervishin 38-vjeçari që u vra mesnatën e ditës së djeshme në Durrës.

Advertisements

Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe në Shqipëri nuk ishte person me precedent të mëparshëm penal.

Ndërkohë gazetarja Kloida Gjuzi, bën me dije Dervishi jetonte në Gjermani, ku ishte i martuar me një romune dhe kishte dy fëmijë.

Advertisements

Mësohet se atje kishte një biznes që ishte i jashtligjshëm, ku me të ardhurat që merrte atje synonte të ndërtonte një local në Durrës, por për fat të keq nuk ia arriti të realizonte dëshirën e tij.

38 vjeçari është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës. Ngjarja u shënua pak pas mesnatës (27 shtator). Dervishi ka ndërruar jetë në spital.

Artikulli paraprakKishte ardhur për të ndërtuar një restorant, pse zgjodhën ta vrisnin Fatjon Dervishin tek shinat e trenit
Artikulli tjetërU vra në Veri, Afrim Bunjakut i vdiq djali para 10 vitesh, çfarë deklaronte polici