Arrestimi i 28-vjeçarit shqiptar në Greqi, Aurel Kurti për dhunë sistematike dhe izolim të gruas së tij Dafina Kurti, 22 vjeç ka nxitur familjen e vajzës së re të hedhë akuza të rënda ndaj të arrestuarit. E ëma e Dafina Kurtit, Lume Rama u prononcua për emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24” duke akuzuar ish-dhëndrin e saj se ka tentuar ta vrasë të bijën përpara disa vitesh. Madje, ai e kërcënonte shpeshherë se do ta groposte në mal. Lume Rama tregoi se Aurel Kurti, përpara se lidhej me vajzën e saj, ishte ndarë nga një grua dhe dyshohet se shkak kanë sjelljet e tij të dhunshme. Më tronditëse ka qenë deklarimi i avokatit Etmod Guri, i cili jeton në Greqi. Ai rrëfeu se Aurel Kurti e kontrollonte dhe izolonte në mënyrë gruan e tij Dafina duke i vendosur kamera në banesë dhe e kërcënonte vazhdimisht për çdo lëvizje të sajën që nuk i pëlqente. Rasti i Aurel Kurtit ka shokuar e tronditur opinionin publik në Greqi. Shkak i sjelljeve të tij të dhunshme, ekstreme dhe skandaloze ishte fakti se bashkëshortja e tij kishte lindur vajzë, gjë që nuk u mirëprit nga ai. Që prej ardhjes në Greqi në 2021, Dafina Kurti ka vuajtur vazhdimisht nga dhuna, kërcënimet dhe izolimi ekstrem, i krijuar prej bashkëshortit të saj.
Advertisements
Lume Rama: Aureli gati e vrau vajzën time kur ishte 5-muajshe
Për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Lume Rama, e ëma e Dafina Kurtit tregoi se dhëndri e saj nuk e lejonte të bijën të fliste me prindërit e saj në telefon. Në një rast, ai ka qenë gati duke e vrarë kur ajo ishte shtatzënë 5-muajshe me vajzën e tyre. Sipas Lume Ramës, vajza e saj dhe mbesa u shpëtuan nga vëllai i Aurel Kurtit. “ ‘Nuk dua t’ia dëgjoj zërin’, thoshte ai kur i kërkoja vajzës që ta ma kalonte në telefon. ‘Pse ke dalë në dritare’, i thoshte, nuk e lejonte të dilte jashtë. Në një moment i ka thënë ‘do të mbys me duart e mia, do të çoj të të gropos në mal’. Ndërsa vajza i ka thënë ‘mos më merr në qafë’. Kanë qenë duke ngrënë bukë kur nisi sherri. Më goditi me diçka dhe më kanë shpëtuar komshinjtë. Pak të fliste Dafina fillonin, torturat e papara. Kur vajza ishte 5-muajshe shtatzënë ka qenë duke e mbytur. M’i ka treguar goca të gjitha. Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime”, rrëfeu nëna e 22-vjeçares.
E ëma e Dafina Kurtit: Aureli ishte ndarë nga gruaja e parë, mashtroi vajzën time
Për sa i përket raportit mes vajzës së saj dhe dhëndrrit Aurel Kurti, Lume Rama shtoi se raporti ka qenë konfliktual dhe i dhunshëm që në fillim. Ajo u shpreh se nuk ka qenë dakord që e bija të lidhte jetëm me Aurel Kurtin, edhe pse ishte në dijeni që ai qe divorcuar më parë nga një grua dhe e kishte braktisur me djalin që kishin lindur. Lume Rama pretendon se dhëndrri i saj e ka mashtruar të bijën. “Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha ‘më dhunon, më mbyll brenda. Sherre ka pasur gjithmonë që kur e ka marrë, shamata e tortura. 28-vjeçari ka qenë i martuar edhe më parë. Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time. Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli. Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte ‘pse qan kot’. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte ‘nuk di rrugët as gjuhën’”, përfundoi prononcimin për “Me Zemër të Hapur” e ëma e Dafina Kurtit, Lume Rama.
Advertisements
Etmond Guri: Aureli e vëzhgonte me kamera dhe kërcënonte gruan e tij
Juristi me banim në Greqi, Etmond Kurti tregoi se dyshimet për keqtrajtimin që i bënte Aurel Kurti bashkëshortes së tij Dafina u pikas nga një fqinje tyre në Volos të Greqisë. Për emisionin “Shqipëria LIVE” në “Top Channel”, Guri tha se një fqinje e çiftit Kurti kishte vënë re se Dafina dilte vetëm në oborr të shtëpisë dhe e mbuluar. Ishin fqinjët ata që shpërthyen derën e çiftit Kurti dhe bllokuan Aurelin të largohej mbrëmjen e 21 shtatorit. Sjellja e 28-vjeçarit, i cili punonte në ndërtim, ishte aq ekstreme saqë ruante gruan e tij me kamera në banesë. “Nga dëshmitë e marra nga një komshie, vajzën në fjalë nuk e ka parë kurrë të dilte për të bërë pazaret, madje gjatë kësaj periudhe e ka parë vetëm 2-3 herë dhe gjithmonë nuk ka dalë nga perimetri i shtëpisë, vetëm në kopsht dhe aty ka qenë e veshur gati e mbuluar, pra në një formë të çuditshme që asaj i ngjalli dyshime. Edhe komshinjtë e tjerë kishin dyshime. Ndërkohë, përtej dhunës dhe problemeve që i shkaktonte fëmijës dhe bashkëshortes, për të pasur kontroll të plotë 28-vjeçari kishte vendosur kamera në shtëpi dhe e kontrollonte nga telefoni dhe e kërcënonte me jetë”, shprehet Etmond Guri.