U arrestua me shapka! Njeriu që qëlloi policin në Tiranë: Unë jam komandant…

Zbardhen detaje të reja pas arrestimit të 42-vjeçarit Klered Bozhanaj që u arrestua mbrëmjen e djeshme, 24 orë pasi qëlloi me armë drejt një efektivi policie në Kinostudio duke e lënë të plagosur, Edlir Alleshin.

Advertisements

Paraprakisht, bazuar edhe tek informacioni që dha policia, autori dyshohet se ka probleme si pasojë e depresionit. Fjalët e para që ka dhënë pasi u arrestua ishin “unë jam komandant…”. Megjithatë vulën për gjendjen e shëndetit të tij pritet që ta vendosë ekspertiza.

Kontrollet për arrestimin e tij u ushtruan në Elbasan, Durrës por edhe Vlorë nga ka origjinën Bozhanaj, ndërsa në Tiranë hetuesit morën në pyetje dëshmitarë në afërsi të zonës ku ndodhi plagosja.

Advertisements

42-vjeçari ndiqej nga dy efektivë të patrullës Shqiponja, të cilët kishin marrë informacione se në afërsi të bllokut të pallateve në një lulishte shpërndahej lëndë narkotike.

Efektivët që lëviznin me motor, pasi kanë parë Bozhanajn i kanë bërë shenjë të ndalojë, por ai nuk i është përgjigjur dhe larguar me vrap deri në afërsi të hyrjes së pallatit aty ku 42-vjeçari qëlloi me armë dhe plagosi Alleshin.

Për ngjarjen e rëndë policia ofroi dhe 20 mijë euro për këdo që do të jepte informacion për të dyshuarin.

Artikulli paraprakRegjistrohen 14 tërmete në 12 orë në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Artikulli tjetërPo shkonin në koncert! Autobusi me nxënës bie në humnerë, ka të vdekur