U arrestua 24 orë pasi plagosi policin, dalin pamjet nga vendi ku u prangos 42-vjeçari (Video)

Janë publikuar pamjet nga vendi ku u arrestua 42-vjeçari Klered Bozhanaj, i cili një ditë më parë plagosi me armë zjarri efektin e policisë Edlir Alleshi.

Advertisements

Në pamje shihen forca të shumta policie, pranë banesës së 42-vjeçarit, ku edhe u arrestua.

Policia thotë se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

Advertisements

“Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar”, sqaron policia.

Artikulli paraprakRezistencë në sy të familjes/ Si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”
Artikulli tjetërKërcënimet e Greqisë, Rama i prerë: Nëse mbeti kjo punë te Beleri, nami u bëftë e mos hyfshim kurrë në BE