Tritoli në biznesin e Noizyt, i penduari i drejtësisë zbulon kush fshihet pas (Emri)

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku zbardhi në një deklaratë për mediat disa nga vrasjet dhe krimet të tjera të realizuara nga grupi i drejtuar nga Leart Haxhiu.

Advertisements

Mes tyre ata janë autorë të dyshuar edhe për vendosjen e eksplozivit në biznesin e Bashkim Rajkut babait të reperit Rigels Rajkut i njohur nga të gjithë si Noizy.

“Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”,-tha Rrumbullaku.

Advertisements

Ky megaoperacion filloi pasi Artan Tafani, i cili është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës, ka zbardhur 6 vrasje të kryera me pagesë nga grupi i Leart Haxhiut.

Artikulli paraprak“Ajo ishte goditja e parë”, Agron Llakaj nuk mban dot lotët: Shkoj tek nëna dhe…
Artikulli tjetërDrejt fejesës me partneren e re? Kristi: Kam akoma traumë nga takimi me Sabianin