Tragjike, varka zë poshtë 38-vjeçarin shqiptarin në Greqi, humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Greqi ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

Advertisements

Mësohet se shqiptari është zënë poshtë nga një varkë teksa ai po e tërhiqte pas pasojave të përmbytjeve që kishte lënë stuhia “Daniel”.

Sipas mediave grek 38-vjeçari ishte baba i dy të miturve. Ngjarja ka ndodhur në Trikeri të Volos, ku shqiptari edhe jetonte me familjen e tij.

Advertisements

Mësohet gjithashtu se varka të cilën ai po pastronte, teksa ishte duke e tërhequr i ka zënë dorën dhe më pas e ka zënë poshtë.

Ndihma e shpejtë ka arritur në vendngjarje por nuk mundën ta shpëtonin.

Artikulli paraprakPërmbytjet vdekjeprurëse në Libi/ OKB: 11 mijë viktima dhe mbi 10 mijë të zhdukur në Derna
Artikulli tjetër“Leku letër”, dy shenjat e Horoskopit që do të kenë para në vjeshtën e vitit 2023