“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel, sjell tema të ndryshme të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e ditës së djeshme ishte ‘gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale’.

Advertisements

Vajzat e ftuara në studio u shprehën se ndjekësit në rrjetet sociale i kritikojnë për veshjet, për gjuhën që përdorin në “Instagram” apo edhe në televizion. Madje shtuan se përveçse marrin ofendime nga më të ndryshmet, ka nga ata që edhe mallkojnë si për shembull, “vdekshi, mos u martofshi”.

Kur mori fjalën moderatorja e njohur, Erjola Doçi, tregoi rastin e saj konkret të urrejtjes.

Advertisements

“Rasti konkret imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.

Ndërkohë këtu ndërhyn Shqipe Hysenaj e cila tha se ‘Bledi kështu n’a ka bërë të gjithave, dashnore, të dashura, nuse’.

Duke iu drejtuar gazetarit të njohur, Shqipja shtoi:

“Bledi të lutem, ti një punë ke. Ti gjithmonë një punë ke pasur. Kushdo që të afrohet ty ‘jo po se kjo’, fillon e prek. Bledi njihet dhe të përmirësojë veten se nuk është normale. Mënyra se si flet dhe si u afrohesh gocash…”.

Artikulli paraprakKufiri me Serbinë i mbyllur! Kosova vijon aksionin: Kemi gjetur disa shtëpi me armatim
Artikulli tjetër“Vajza ime s’ka pasur lidhje tjetër”- Përballja mes nënës dhe vjehrrit të 22-vjeçares që u dhunua nga i shoqi