Sulmet në Veri, Vuçiç i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Se njohim kurrë Kosovën, na vrisni që të gjithëve po të doni

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra.

Advertisements

Vuçiç thotë se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar si krijesë që e krijuan ndërkombëtarët duke bombarduar Serbinë nga NATO në vitin 1999.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet.”- tha Vuçiç

Advertisements

Artikulli paraprakSulmet në veri, arrestohet agresori serb, dalin pamjet (Video)
Artikulli tjetër“Të q…robt”, dalin pamjet nga sherri i policëve në Tiranë (Video)