Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e gjashtë turqve pak ditë më parë në Athinë. Gjashtë turqit e rinj, “kanë hyrë ilegalisht në Greqi nga Turqia gjatë verës dhe do të fluturonin për në Itali natën e vrasjes” thuhet në shkrim.
Advertisements
Rrugës për në aeroport, një bashkatdhetar i ka zënë pritë. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Suleiman D, i cili pasi fitoi besimin e tyre, i çoi para xhelatëve. “Suleiman D. i cili ka të dhëna të forta se ishte “kali i Trojës” i skuadrës kundërshtare hipi në një taksi dhe shkoi në aeroport me qëllim që të udhëtonte për në Mytilin, por aty u arrestua.
32-vjeçari është personi “kyç” i çështjes. Ai ndodhet në Greqi që nga viti 2018, pasi ka siguruar edhe azil politik. Në kërkesën që kishte paraqitur, ai pretendonte se punonte për shërbimet turke të sigurisë nga të cilat u përjashtua për shkak se ishte përkrahës i imamit Fethullah Gylen” shkruan “Kathimerini”.
Advertisements
Gjashtë viktimat dyshohet se janë pjesë e grupti të 39-vjeçarit Baris Boyoun që është arratisur drejt Italisë. “Vitin e kaluar në gusht ai u gjet dhe u arrestua në Rimini pasi ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti nga Interpol Turqia.
Para gjykatës, megjithatë, ai u deklarua i përndjekur politik për shkak të origjinës së tij kurde dhe ia doli të mos ekstradohej në Turqi” mbyllet shkrimi. Vrasjet dyshohet se janë bërë për larje hesapesh mes bandave që e kanë zanafillën në Turqi.