Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku

E hëna e 25 shtatorit është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë, nga presidentja Vjosa Osmani.

Advertisements

Kjo është bërë për të nderuar policin e Kosovës që u vra dje në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Presidencës.

Advertisements

Artikulli paraprakHoroskopi: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
Artikulli tjetërKrim i dyfishtë, 69-vjeçari ekzekuton vëllanë dhe kunatën(Detajet e para)