Shqiptari ishte duke vuajtur dënimin për krime droge dhe disa grabitje që kishte kryer
Advertisements
Arratisja e një 40-vjeçari shqiptar nga burgu i Teramos në Abruzzo të Italisë, është kthyer në kryefjalën e mediave italiane.
Vëmendje kanë tërhequr metodat që shqiptari kishte përdorur, të cilat në fakt i kemi parë vetëm nëpër filma.
Advertisements
Sipas mediave, shqiptari kishte arritur të kalonte murrin rrethues me anë të një litari alpinisti, të cilin e kishte lidhur në shufrat e hekurta, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë patur ndihmën e një bashkëpunëtori, por edhe të një droni për dërgimin e mjeteve të dobishme për t’ia mbathur.
Në përshkrimin e tyre, mediat italiane e krahasojnë me një skenar filmi.
“Për momentin, regjistrimet e të gjitha kamerave në burg po ekzaminohen për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes. Ndihma e një droni dyshohet për dorëzimin e mjeteve të dobishme me të cilat i burgosuri shqiptar ka kryer arratisjen gjatë natës nga burgu i Teramos. Zbulimi i arratisjes u bë vetëm mëngjesin e sotëm”, raportojnë mediat.
Shqiptari i shpallur tashmë në kërkim, po kryente dënimin e tij për krime droge dhe grabitje.