Një ngjarje tragjike është rregjistuar në Italinë fqinje, ku raportohet se një 47-vjeçar shqiptar është vrarë nga bashkëkommbasi i tij.
Advertisements
Në fillim ngjarja u raportua se ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti , por më pas u verifikua se viktima Ilir .D u godit disa herë me kaçavidë në barkë nga Miri .G.
Ngjarja ndodhi në Bolonja dhe ishte ekipi i mjekëve që konstatoi se viktima kishte humbur jetën pasi ishte vrarë duke u goditur disa herë më kaçavidë në bark. Për vrasjen akuzohet Miri Gurra, nga Shqipëria 34 vjeç, i cili është arrestuar, tashmë.
Advertisements
Aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit të së dielës (17 shtator), në shtrirjen e autostradës në drejtim të Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navile.
Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një Renault Capture, ishte përplasur me makinën përballë, duke përfunduar në anë të rrugës.
34-vjeçari nuk mori asnjë plagë, por Dervashi gjeti vdekjen. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore ka njoftuar menjëherë prokuroren kujdestare Michela Guidi.
Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për të cilin arsyet nuk janë zbuluar. Dhe në zemërim e sipër, Gurra, duke kapur gjënë e parë që shihte, pra një kaçavidë të gjetur në kabinën e pasagjerëve, e goditi vazhdimisht Dervashin në bark. Në atë moment ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar duke e goditur makinën përballë.
Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u shoqërua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as prokurorëve. Mundësinë e inateve të vjetra mund të kenë shkaktuar grindje.