Mjaftuan vetëm dy orë reshje shiu shoqëruar me breshër, që rrugët e qytetit të Korçës të përmbyten. Bulevardi Gjergj Kastrioti, parku Rinia por edhe rrugicat e qytetit u mbushën me ujë.
Advertisements
Per shkak te bllokimit te pusetave, uji vërshoi dhe ne rrugët e qytetit te Pogradecit.
Moti i keq me shi të dendur dhe erë u bë shkak për dëmtimin e linjave elektrike. 40 fshatra në Maliq, Pogradec Devoll dhe Kolonjës janë pa drita prej orëve të para të ditës së sotme. OSHEE tha se po punon për riparimin e defekteve.
Advertisements
Uji dhe inertet ne rrugën nacionale Librazhd-Përrenjas vërshuan duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor. Një aksident pa pasoja në njerëz u shënua në mesditë për shkak të përmbytjes së rrugës.
Në Dibër, moti i keq shkaktoi problematika në Rrugën e Arbrit. Në Urën e Çerenecit pjese e aksit Bulqizë-Maqellarë prezenca e ujit dhe gurëve shkaktoi vështirësi në lëvizje.
Në Lezhë dhe Shkodër nuk raportohen problematika, por me nisjen e shirave mbetet evident rreziku për përmbytje. Kjo ka shqetësuar Drejtorinë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit për shkak të mjeteve të pakta në dispozicion.
Aktualisht po punohet në pastrimin e Lumit Drin në afërsi të fshatit Balldre, si dhe në disa kolektorë tjerë kullues në territoret e Bashkive Lezhë, Shkoder dhe Vau i Dejes.