Rama kërkon të bëjë liderin global edhe në OKB, përfaqësuesi i Rusisë i tërheq vëmendjen për komentet e tij politike

Advertisements

Shqipëria drejtoi ditën e djeshme mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por gjatë nisjes së procedurës ka pasur një “përplasje” mes ambasadorit rus në OKB dhe kryeministrit Rama. Ky i fundit nuk i ka shpëtuar tundimit për të bërë protagonistin në një pozicion që do duhej të ishte i matur dhe thjeshtë moderator i mbledhjes, por ka bërë komente politike gjatë hapjes së mbledhjes. Gjithashtu delegacioni rus i drejtuar, u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe mbi të gjitha për faktin që ai të flasë përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare. Pas fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se zgjidhja do të ishte që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij. “Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse, por duke qenë se e përsëritët shumë herë që shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelenski do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, ka një zgjidhje për këtë. Nëse bini dakord. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë e mbase diskutojmë vjen nga diçka që e keni bërë ju, jo ne. Faleminderit shumë. Mbaj shënim dhe do të vijojmë me seancën tonë. Doni sërish fjalën? Mirë”, tha Rama. Përfaqësuesi i delegacionit rus iu përgjigj: Zoti president, dua të tërheq vëmendjen tuaj se ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni në cilësinë tuaj kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim, siç sanksionohet në rregulloren e Këshillit të Sigurimit, në vend që të jepni vlerësime politike ne cilësinë tuaj si kryetar i këshillit të sigurimit. Faleminderit! Kryeministri Edi Rama tha: Sapo iu përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar e pasi vazhduat të thonit gjëra të pa sakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar mos më provokoni si i tillë. Megjithatë, le të vazhdojmë tanimë sërish. Përfaqësuesi i delegacionit rus tha se: Zoti kryetar, ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë. Edhe një herë e theksoj. Jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike në deklaratat tuaja fillestare për Këshillin.

Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Artikulli tjetërShqiptarët me pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon, rekordin e mbajnë gratë