“Pse e ke lënë makinën aty”- Dinamika e vrasjes në Shkodër, sherri nisi për parkimin

Konflikti për një parkim makine dyshohet të ketë qenë arsyeja e konfliktit që agravoi dhe i mori jetën 33- vjeçarit Valter Fierza .

Advertisements

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjajrje Klodian Mhilli, i cili është shpallur në kërkim nga policia .

Por si nisi konflikti? Vëllai i viktimës Kolë Fierza dyshohet të jetë konfliktuar me autorin e ngjarjes në lokalin e lagjes në fshatin Hot i Ri, për një automjet të parkuar në një arë.

Advertisements

Konflikti ka agravuar dhe pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes autori i dyshuar pasi ka parë vëllanë e Kolës të afrohet, ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend pranë automjetit të tijë.

Pas kësaj autori ka përfituar nga errësira dhe është larguar në drejtim të paditur .

Forca të shumta të policisë kanë kryer kontrolle në të gjithë zonën dhe kanë vendosur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes .

Autori dhe viktima janë komshinj prej vitesh .

Viktima nuk raportohet si njeri problematik në zonë dhe gëzonte reputacion të mirë. Ndërsa dyshohet se edhe më herët ka pasur konflikte mes autorit dhe vëllait të viktimës për parkimin e automjetit .

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakSekuestrohet arsenal armësh në një banesë në Likmetaj, pranga të moshuarit(Emri)
Artikulli tjetërAksident i rëndë në vend, raportohet për të plagosur