Policia italiane godet dy grupe kriminale të përbëra nga shqiptarë dhe marokenë, “përmbytën” Umbrian me “mall”

Policia italiane ka goditur dy grupe kriminale, njëri i përbërë nga marokenë dhe tjetri nga shqiptarë.

Advertisements

Ata merreshin me shpërndarjen e drogës në territorin Umbrian.

Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme marijuane, hashashi kokaine.

Advertisements

Në pranga kanë rënë 9 persona të huaj dhe 1 italian. Hetimet e nisura vitin e kaluar, u kryen me përgjime telefonike dhe mjedisore dhe me përdorimin e sistemeve të lokalizimit satelitor, të cilat së bashku me ndjekjen, vëzhgimin dhe ndjekjen më tradicionale çuan në zbërthimin e organizatave.

Mediet italiane shkruajnë se dy marokenë kishin kontakte me furnitorë shqiptarë nga zona e Ravenës.

Sipas policisë financiare, ata e blinin drogën prej shqiptarëve, e cila më pas shitej përmes rrjetit të tyre në Perugia, duke përdorur si bazë logjistike një lokal në zonën Ponte San Giovanni, pronarët e të cilit nuk kanë lidhje me faktet.

Gjatë hetimeve u dokumentuan 57 episode të shpërndarjes së drogës, me arrestimin flagrant të një personi dhe sekuestrimin e përgjithshëm të rreth 25 kilogramëve marijuanë, hashash dhe kokainë, si dhe mjete të përdorura për prerjen dhe paketimin e dozave të vetme

Artikulli paraprakAksident i frikshëm në vend, furgoni merr para këmbësoren
Artikulli tjetërSkandal në Kadastër/ Dokumentet dorëzohen dorazi, sekserët paguhen për “shërbimet”