“Po rri sot pa bukë më tha plaka, jepja qeverisë”/ Korreshi godet sërish, tallet me deputetët e PS-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka sjellë edhe njëherë në vëmendje çështjen e pensionistëve përmes mënyrave të tij unike. Para nisjes së seancës plenare, Korreshi tha se ka sjellë nga Lushnja bukë misri dhe kos.

Advertisements

Në fjalën e tij për gazetarët, Korreshi sqaroi se me masën e pensionit që marrin sot pensionistët do të mund të ushqeheshin vetëm me bukë misri dhe kos.

“Unë kam sjellë nga Lushnja një bukë misri dhe kos, kosto 2100 lekë, që do të thotë për 30 ditë 63 mijë lekë. Imagjino gjithë pensionistët që marrin 110 mijë lekë ça mund të bëjnë. Mund të hajë vetëm bukë misri dhe kos për një muaj, dhe ilaçet të tjerat janë vetëm për letër higjienike ato që ngelen dhe të tjerët në mëshirë të fatit.

Advertisements

Ktë do t’ja çoj atij, po rri sot pa bukë tha plaka ime, jepja qeverisë, vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Korreshi para Kuvendit.

Artikulli paraprakInceneratori i Elbasanit| SPAK jep pretencën, kërkohet 10 vite burg për Lefter Kokën
Artikulli tjetërAksident në Lezhë-Shëngjin, makina përplas të riun me motor dhe largohet nga vendngjarja