Plagosi me armë zjarri efektivin e policisë, lokalizohet autori 42-vjeçar, pritet arrestimi i tij

Lokalizohet dhe pritet arrestimi i 42-vjeçarit që plagosi me armë zjarri efektivin e Policisë, Edlir Alleshi.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta, raportoi se autori Klered Bozhani ndodhet në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet, teksa 42-vjeçari Bozhani qëlloi menjë plumb në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi. Efektivi i plagosur i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Artikulli paraprakHoroskopi i Paolo Fox për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat
Artikulli tjetërA do të ketë reshje shiu? Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat