Një aksident me një të vdekur ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje.
Advertisements
Një ambulancë është përplasur me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e autostradës Lushnje-Fier.
Ambulanca po transportonte një pacient drejt Tiranës, i cili si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në vend.
Advertisements
Të plagosur kanë mbetur shoferi i ambulancës dhe infermieri që e shoqëronte pacientin.
Dëme ka pësuar edhe kamioni. Policia ka nisur hetimet për rastin.