Pas deklaratës së Feros, Arbenita ka një reagim “thumbues”…

Arbenita i kundërpërgjigjet publikisht Feros

Advertisements

Fero dhe Arbenita janë padiskutim dy nga emrat më të përfolur në shtypin rozë dhe kjo falë zhurmës së madhe që krijoi ndarja tyre.

Pas ndarjes, dyshja vijon të “thumbojë” njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjeteve sociale dhe së fundmi ka qënë Arbenita ajo që duket se ka një mesazh për Feron.

Advertisements

Disa ditë më parë, Fero bëri një postim në rrjetet sociale, në të cilin sqaroi: “Jam një musliman tani dhe unë nuk kam asnjë lidhje me atë çfarë bën ish-bashkëshortja ime. Secili nga ne ka jetën e tij , me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë. Por sot unë jam një musliman dhe nuk kam asnjë lidhje me atë. Ajo ka zgjedhur të bëjë jetën e saj”.

Kështu që mbas një deklaratë të tillë, modelja bukuroshe ka publikuar një video në “Instastory”, mbi të cilën shkruhet: “Kur ai nuk besonte që unë injoroja djemtë e tjerë për të derisa erdhi koha që ai të jetë një nga ata”, dhe sigurisht që një ndër personat që Arbenita ka vendosur të injorojë është padiskutim Fero.

Fero dhe Arbenita tronditën publikun vetëm pak kohë më parë, ku Fero u arrestua për shkak se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

E gjithë ndodhi në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë kaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen si edhe ia ka thyer telefonin.

Artikulli paraprakPërmbaruesi shkon për të sekuestruar sendet shtëpiake, por zbulon një plantacion droge, burg për shqiptarët në Belgjikë
Artikulli tjetër“Prindërit u divorcuan kur isha 7-muajshe, mami më la në moshën 2-vjeçare”, fëmijëria e vuajtur e Vanesës