Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës: Pse vrasja e Martin Bardhit do ta kthejë Rrëshenin në zonën më të “nxehtë” të krimit, kush janë katër grupet e forta kriminale që ‘bëjnë ligjin’

Gazetari Artan Hoxha mendon se vrasja e Martin Bardhit paraditen e së martës, do ta kthejë Rrëshenin në zonën më të “nxehtë” të krimit në Shqipëri.

Advertisements

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Hoxha u shpreh se viktima njihej në zonë, e po kështu edhe fisi i tij ka reputacion, dhe kjo mund të vazhdojë zinxhirin e ngjarjeve kriminale nëse rezulton që janë të përfshirë pjesëtarë të fisit Reçi.

Artan Hoxha: Fisi Bardhi është po ashtu me shumë reputacion, viktima ka nja 7 vëllezër të tjerë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë historikun. Këta kanë një vrasje, e ka bërë vëllai i viktimës në 1 Maj 1995, është vrarë Ilir Reçi në atë kohë, nuk është pjesë e asaj historie. Konflikti ka ndodhur më 26 Mars prej djalit Enrik Bardhi dhe Saimir Reçit, dhe ai lëvizte me mjet të blinduar dhe mjeti i blinduar e ka shpëtuar. Kjo vrasje e kryer sot në mes të Rrëshenit, reputacioni që ka patur viktima dhe potenciali që ka fisi i tij dhe nëse rezulton që mund të jenë të përfshirë pjesëtarë të fisit Reçi, kjo do bëjë që në Rrëshen të kemi zonën më të nxehtë të Shqipërisë. Pra kemi fisin Reçi, kemi fisin Gjini, kemi fisin Jaku dhe tani është futur dhe fisi Bardhi.

Advertisements

Mirela Milori: Sa herë flet Tani…

Artan Hoxha: U bëj thirrje autoriteteve që të kërkojnë zgjidhje në këtë histori. Aty ngjarjet ndodhin ditën që të merret vesh kush e ka bërë dhe pse e bëri. Konfliktet e viteve të fundit në Rrëshen, kemi patur të vrarë në Bruksel, Romë, minë në mes të Tiranës dhe kemi patur atentate spektakolare me snajper. Rrësheni për mua është zona më e nxehtë që ka Shqipëria.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot, 27 shtator 2023
Artikulli tjetërLigji i ri: Zero tatim për bixhozçinjtë, 23% për ata që bëjnë dy punë