Një apartament në katin e pestë të një pallati u përfshi nga flakët në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë gjatë ditës së premte, ku për pasojë 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Advertisements
Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë marrë ndihmën mjekësore.
Advertisements
Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta,
ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.