Pacienti vdiq nga aksidenti në ambulancë, arrestohen shoferët e dy mjeteve

Policia Rrugore e Fierit ka arrestuar shoferët e autoambulancës dhe të kamionit që një ditë më parë u përfshi në aksident në aksin Lushnje-Fier, duke shkaktuar vdekjen e një pacienti që po transportohej me ambulancë.

Advertisements

Shoferët L.Gj. 31 vjeç dhe F.R. 54 vjeç akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve, mbeti i vdekur në vend 77-vjeçari Dashamir Koçaj i cili ishte pacient në autoambulancë dhe po transportohej për mjekim nga Vlora në Tiranë.

Advertisements

Kamioni kishte hyrë në parakalim pranë sheshpushimit në Savër duke dashur të dalë përpara ambulancës, por nuk ia ka arritur të shmangë përplasjen. /tvklan.al

Artikulli paraprakKeni planifikuar pushime edhe gjatë ditëve të fundit të shtatorit? Lajda Porja zbulon si do të jenë temperaturat
Artikulli tjetër“Shkoja shpesh, por nuk më tregonin”, flet nipi i 82-vjeçarit që vrau gruan në Përmet