Një pallat 10-katësh përfshihet nga flakët në Durrës, evakuohen banorët

Një tjetër zjarr në një pallat 10 katësh ra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se banorët u evakuuan menjëherë dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Advertisements

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 23:30, në lagjen nr. 4, pranë stacionit të trenit ra zjarr në katin e 10 të një pallati.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Shërbimet e Policisë evakuuan menjëherë banorët dhe nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakDrogat sintetike/ Deklarata e fortë e gazetarit: Përdoruesit e lëndëve narkotike kërkojnë…
Artikulli tjetërVendin e parë e zë Italia, por a e dini se ku renditet kuzhina shqiptare në botë