Armando Broja u rikthye në fushë për Çelsin që pas atij dëmtimi të rëndë në dhjetor të vitit të shkuar. Edhe pse në lojë, shqiptari nuk mundi të ndihmonte skuadrën e tij nga disfata kundër Aston Vilës.
Advertisements
Gjithsesi rikthimin e Brojës e shohin si diçka pozitive te kampi i “Bluve”.
Siç bëjnë me dije mediat angleze, Nikolas Xhekson mund të humbasë vendin e titullarit nëse nuk bind në sfidën e radhës kundër Fulhemit.
Advertisements
Broja do ta nisë nga stoli këtë takim në fundjavën e ardhshme dhe nëse arrin të bindë trajnerin Poçetino, atëherë ai me shumë mundësi do të jetë titullar i padiskutueshëm deri në janar, kjo pasi në merkaton e ardhshme Çelsi do të bëjë çmos për të blerë një sulmues.
Kjo është diçka e mirë dhe për Kombëtaren shqiptare, pas i më shumë minuta në këmbë për Brojën do të thoshin më shumë mundësi zgjedhje për Silvinjon në formacionin kuqezi.