Moti sot: Vranësira dhe reshje shiu, por sa do të zgjasin?

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Advertisements

Republika e Kosovës; deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të theksuar të motit duke larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës dhe për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë Kosovën më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të Kosovës.

Artikulli paraprakKrim i dyfishtë, 69-vjeçari ekzekuton vëllanë dhe kunatën(Detajet e para)
Artikulli tjetërDebat mes dy personave dhe përplasje me njësinë “Shqiponja” në Laprakë, 2 të arrestuar, njëri prej tyre polic në Vlorë, ja se çfarë u sekuestrua