Moti bën kthesën drastike, stuhitë e forta në rajon fillojnë sonte

Përderisa në territoret tona po vazhdon të mbajë mot shumë i nxehtë, disa vranësira dhe rrebeshe të izoluara përshkuan disa pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës, por nuk ndikuan aq në uljen e temperaturave.

Advertisements

Në anën tjetër mjaft jo-stabile ajrore knaë filluar të depërtojnë në pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Malit të Zi duke shkaktuar stuhi më signifikante me rrebeshe lokalisht intensive shiu dhe breshër. Më vonë stuhitë do të përfshijnë edhe fqiun tonë verior Serbinë.

Të premtën do të ketë një stabilizim afatshkurtër të motit në tërë Ballkanin, ndërsa të shtunën destabilizim mjaft i fuqishëm në pjesë të Ballkanit dhe të dielën edhe në teritoret tona.

Advertisements

Fronti i së shtunën do të shkaktojë stuhi edhe më të fuqishme që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe pastaj në Serbi. Të dielën ky front arrin edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut duke destabilizuar fuqishëm atmosferën dhe duke ulur temperaturat.

Për shkak të temperaturave të larta dhe ardhjes së frontit të ftohtë atmosfera mund të reagojë mjaft bujshëm me procese mjaft të bujshme atmosferike si vetëtima e bubullima masive, rrebeshe shumë intensive dhe breshër masiv.

Do të jetë një front që më në fund do na sjellë freski dhe rrebeshe aq të nevojshme shiu pas një periudhe shumë të gjatë kohore me thatësi. Deri të dielën do të dalim përsëri me informacionet tjera më të reja.

Artikulli paraprakGazetari i njohur ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Në Dubai mund të krijohet një kartel shqiptar
Artikulli tjetër“Ja çfarë bëra pas vrasjes sime të parë”/ Ish- mafiozi John Alite trondit me deklaratën