Java nuk ka nisur e mirë për monedhat e huaja. Euro e ka nisur përsëri me rënie duke zbritur poshtë nivelit të 107 lekëve.
Advertisements
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, sot euro këmbehet mesatarisht me 106.39 duke humbur kështu 0.56 pikë nga e premtja.
Në shitje euro po këmbehet me 106.98, ndërsa po blihet me 105.83. Së bashku me euron, të njëjtën trajektore rënëse po ndjekin edhe valutat tjera kryesore në vend, si paundi apo dollari.
Advertisements
Dollari ka pësuar një rënie me 0.52 duke u këmbyer me 99.75. Paundi këmbehet me 123.64 duke humbur 1.06 pikë.