LAJM I FUNDIT/ Arrestohet autori i plagosjes së efektivit të policisë mbrëmjen e djeshme

Njoftimi i Policisë

Advertisements

DVP Tiranë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Advertisements

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

Artikulli paraprakBardhi ngatërron karrigen, kërkon fjalën nga vendi i Bashës, batuta e Nikollës ‘shkrin’ së qeshuri deputetët e Kuvendit (Video)
Artikulli tjetërRezistencë në sy të familjes/ Si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”