Dy të vdekur në aksidente pune brenda pak orësh në Greqi, ndërsa Volosi vazhdon të përballet me plagët nga moti i keq që solli edhe viktima.
Advertisements
Në rastin e parë u vra një baba i ri i dy fëmijëve të mitur dhe në rastin e dytë një punëtor 28-vjeçar. Dy personat kanë humbur jetën në çast.
Mes dy viktimave, 38-vjeçari është shqiptar. E goditi një makineri. I zuri dorën dhe më pas i mori jetën.
Advertisements
38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte në Trikeri.