Kush parkon gabim në Tiranë e pëson, specialistët: Gjoba deri në 7 mijë lekë, heqje mjeti me karrotrec!

Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e trafikut në kryeqytet me qëllim uljen e trafikut në Tiranë.

Advertisements

Në Report Tv, komandanti i qarkullimit në Tiranë, Gerhard Baka nënvizon se ngarkesa e trafikut në Tiranë vijnë për shkak të parkimet e gabuara.

Andaj, policia rrugore ka ndërmarrë këtë nismë, që përpos masës administrative mjetet e parkuara gabim do të hiqen me karrotrec.

Advertisements

“Një ndër shkaktarët kryesorë të ngarkesës së trafikut janë parkimet e gabuara. Nisur nga kjo, është konkuduar që krahas masave administrative që kemi aplikuar deri tani, do të sanksionohet dhe me masa plotësuese, me spostim mjet ngritës. Janë burim trafiku dhe ngjarjesh rrugore.”- tha Baka.

Pozitive e sheh edhe eksperti rrugor, Fadil Likaj i cili u shpreh se kjo nismë nuik është e mirë vetëm për menaxhimin e trafikut por edhe për sigurinë rrugore, pasi bëhen gjithashtu shkak për aksidente.

“Këtë nismë unë e shoh në dy këndvështrime së pari me menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore. Parametrat rrugëve në Tiranë janë të vogla në krahasim me mjetet.”- tha Likaj.

Baka shpjegoi gjithashtu edhe sesa do të jetë vlera e gjobës që do të duhet të paguajë shoferi që parkon gabim.

Baka thotë se vlera e masës administrative së bashku me sanksionin shtesë, pra spostimi me karrotrec, mund t’i kushtojë një drejtuesi mjeti rreth 7 mijë lekë të reja.

Sa i takon hapësirës së parkingjeve, Baka thotë se këto masa do të vihen më shumë në praktikë në rrugët dhe zonat ku ka parkingje.

“Masa administrative për parkimin e gabuar është 3 mijë lekë të reja kur je në resht të dytë dhe kësaj i bashkëngjitet dhe vlera e spostimit me mjet ngritës, diku te 4 mijë lekë. Për një spostim në mjet ngritës, në rast se është konstatuar në resht të dytë, vlera e masës administrative do të jetë 7 mijë lekë.

U bëj apel të zgjedhin mjete të ndryshme alternative në kryeqytet, në rast e kanë të pamundur të gjejnë vende parkimi, në vendet ku ne shpesh vëmë këto masa janë zona që në fakt nuk është se nuk ka parkime…”- tha Baka.

I pyetur nëse ka një vendndodhje specifike për mjetet të cilat do spostohen me karrotrec, Baka tha se janë ende në diskutime e sipër për këtë pjesë.

“Akoma jemi në diskutim se ku do t’i vendosim këto, ose pika e ruajtës së këtyre mjeteve.”- tha ai.
Edhe avokati, Hoxhaj e sheh si shumë pozitive këtë nismë, ndërsa shton se po ashtu duhen shtuar hapësirat e parkimit të makinave në kryeqytet.

“Kodi Rrugor dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij kanë qenë kohë më përpara dhe s’është se janë bërë dje. Parkimi i mjeteve në mënyrë të gabuar sjell pështjellim të trafikut. Në këto kushte, policia rrugore e Tiranës është e detyruar të plotësojë këtë plan masash. Qytetarëve të Tiranës nga ana tjetër, do duhet të ketë më shumë parkingje publike me pagesë…”- tha ai.

Automjetet që do të parkohen gabim në Tiranë do të spostohen nga Policia Rrugore me karrotrec, me qëllim uljen e trafikut nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

40% i trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara dyshe, aty ku është përqendruar edhe pjesa më e madhe e vëmendjes për të lehtësuar qarkullimin.

Artikulli paraprakGazetari i njohur italian habit me shkrimin e tij: Messina Denaro mund t’i ketë fshehur paratë në Shqipëri
Artikulli tjetërKrim makabër në Itali/ Burri vret gruan, djalin dhe vjehrrën e më pas vetëvritet, si ndodhi ngjarja?