Krimi HORROR në Përmet/ Kjo është 80-vjeçarja që u dhunua për vdekje nga bashkëshorti, kujdestarja e gjeti… (EMRI)

Afroviti Peçi është 80-vjeçarja e cila u dhunua për vdekje me një shkop druri nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga shërbyesja në banesën e çiftit.

Advertisements

Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Policia zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi. I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur në banesë nga kujdestarja e çiftit. •Nga ekspertiza paraprake, hetuesit zbuluan se 80-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje nga bashkëshorti i saj, pasi në trup janë konstatuar shenja dhune. •I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.
Nuk dihet ende moti i krimit, ndërsa pritet të zbardhet pas marrjes në pyetje të familjarëve të viktimës dhe autorit.

Advertisements

Artikulli paraprakKëto pesë shenja të horoskopit janë “programuar” të ndihen të pakënaqura
Artikulli tjetërPërmbytjet vdekjeprurëse në Libi/ OKB: 11 mijë viktima dhe mbi 10 mijë të zhdukur në Derna