“Kosova nën agresion ushtarak”, Blendi Fevziu del me reagimin e ashpër: Vetëm një përgjigje, të eliminohet plotësisht njësiti sulmues!

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka reaguar fort ndaj agresionit të një grupi terroristësh që sulmuan ditën e sotme veriun e Kosovës, duke vrarë një polic shqiptar dhe plagosur dy të tjerë.

Advertisements

Fevziu thotë se ky grup i mirëpajisur dhe i mirëorganizuar duhet të marrë vetëm një përgjigje nga Kosova, eliminimin e plotë. Ai thotë se Kosova duhet të ngrejë këtë ngjarje në instancat më të larta ndërkombëtare.

Mesazhi i plotë:

Advertisements

AGRESION USHTARAK NDAJ REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Republika e Kosovës është që prej orëve të para të mëngjesit nën një agresion ushtarak. Një njësit i mirëarmatosur, mirëpajisur dhe padyshim i stërvitur ka sulmuar brenda territorit të Kosovës një patrullë policie duket vrarë një polic, baba i dy djemve, 12 dhe 19 vjec, dhe ka plagosur dy të tjerë.

Nuk bëhet fjalë për një organizim të kriminelëve dhe trafikantëve lokalë, por për një njësit të stërvitur, me plan të qartë. Nuk dihet ende kombësia e tyre, por cilado qoftë ajo, Kosova ndodhet përpara një agresioni kriminal. Ky agresion duhet të ketë vetëm një përgjigje: Eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre. Kujdesi i vetëm duhet të jetë mos ketë demë kolaterale në njerëz qe nuk janë përfshirë dhe nuk kanë lidhje me kriminelet.

Artikulli paraprakRama nderon policin e vrarë në veri të Kosovës: Përulemi me nderim para Afrim Bunjakut, i cili dha jetën në krye të detyrës
Artikulli tjetërHoroskopi 25 shtator – 1 tetor: Kjo shenjë do të ketë goxha tronditje financiare