“Ja çfarë bëra pas vrasjes sime të parë”/ Ish- mafiozi John Alite trondit me deklaratën

Ish-mafiozi me famë botërore, John Alite është padyshim një nga personazhet me historitë më drithëruese.

Advertisements

John, i cili është me origjinë shqiptare, dhe ka punuar për vite me radhë për familjen mafioze Gambino, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’.

Ai zgjodhi tu përgjigjet pyetjeve të sikletshme të moderatores Ester Bylyku, e cila ndër të tjera i kërkoi të zbulojë me hollësi se çfarë ka ndjerë pas vrasjes së tij të parë.

Advertisements

John Alite, i cili numëron qindra plagosje, dhe rreth 6 vrasje u shpreh:

‘Emocionalisht nuk ndjen asgjë, sidomos në atë moment.

Pasi vrisja dikë mendoja thjesht të largohesha dhe të ushqehesha në ndonjë restorant. Për aq kohë sa jeton në atë realitet emocionalisht nuk ndjen gjë, por kur del nga ajo botë kupton çfarë ke bërë.’

Artikulli paraprakMoti bën kthesën drastike, stuhitë e forta në rajon fillojnë sonte
Artikulli tjetërParashikimi i motit për sot, 23 shtator 2023